“Kërkoj falje publikisht, Presidentit, stafit teknik atij mjekesor dhe gjithë mbeshtëtesve tanë. Nëpërmjet kësaj konference për mediat  pohoj se deklaratat e mia në adresë të klubit kanë qenë të nxituara. Dua që të gjithë të më kuptojnë pasi kam kaluar një periudhë të rëndë psikologjike. I kërkoj ndjesë trajnerit pasi në asnjë moment ai nuk me ka komunikuar mua personalisht të luaj në ekipin B të Partizanit. Gjithashtu i kërkoj falje mjekëve dhe stafit teknik të ekipit për sjelljen time aspak korrekte përsa i përket formës time dhe mos ndjekjen sistematikisht të seancave stërvitore në periudhën kur une isha i dëmtuar. Kërkoj falje të gjithë stafit teknik dhe kolegeve të mi per sjelljen aspak profesionale, e cila nuk më dha mundësinë të menaxhoj pozitivisht periudhen më të vështirë që kam përjetuar që nga koha që gjendem në Tirane. Në fund dëshiroj të falenderoj Presidetin Demi për mbështetjen që ka dhënë dhe mundësinë të jem përsëri pjesë e kësaj skuadre. Që nga momenti që kam mbërritur në Shqipëri Partizani ka qenë dhe mbetet zgjedhja ime e parë , ndaj dua të vazhdoj gjatë në këtë klub”   Sot Mentor Mazrekaj i është bashkuar skuadrës duke zhvilluar normalisht me grupin stërvitjen e programuar në kompleksin sportiv “Olimpik” në Yrshek

-NJOFTIM-

Klubi vendos të pezullojë pa afat Renato Hyshmerin për thyerje të disiplinës. Ndaj lojtarit do të merret edhe masa disiplinore sipas rregullores së brendshme të përcaktuar nga klubi.

 

Zyra për shtyp