KONFERENCE PER SHTYP

Klubi ka reaguar pasditen e së enjtes përgjatë një konference për shtyp në lidhje me çështjen Mentor Mazrekaj. Stafi drejtues dhe traineri Marcio Sampaio kanë qenë shumë transparent me mediat duke sqaruar deri në detaje situatën që ka përfshirë mesfushorin kosovar me klubin .  Në deklaratën cituar për mediat traineri Sampaio ka deklaruar :

Në këtë klub kemi aplikuar një rregullore për lojtarët, të cilën e kemi bërë publike dhe që zbatohet nga të gjithë. Në të citohet se kush nuk e zbaton atë rregullore, do të marrë masën ndëshkimore. Përpara se të vija tek Partizani më rezulton se Mazrekaj kishte probleme disiplinore. Trajneri i atëhershëm Hasan Lika e ka paralajmëruar disa here kosovarin. Kur u kthyem ai përfundoi në faqen e parë të shtypit për arsye disiplinore pas miqësores me Dinamon. Unë nuk isha trajner por ai refuzoi të luante, të qëndronte në stol dhe të vishte uniformën e skuadrës. Kur mora drejtimin e skuadrës, Mazrekaj ishte futbollisti i parë me të cilin fola. i thashë se nëse do të ishte i disiplinuar do të kishte mundësi të shkonte në një skuadër dhe kampionat më të fortë. Përgjatë gjithë kësaj periudhe kohore Mazrekaj ka rezultuar i vetmi lojtar problematik i cili ka thyer disa here rregulloren dhe disiplinën qw ka përcaktuar klubi.

Episodi i fundit ishte kur i komunikova që ai nuk do të ishte pjesë e skuadrës për ndeshjen me Teutën përpara të gjithë lojtarëve dhe se do tuhet ti nwnshtrohej trajtimit mjekësor të nevojshëm. Prej 9 ditësh nuk e kam parë Mazrekajn. Të hënën u shfaq në stërvitje ku u ul në stol dhe nuk më përshëndeti fare. Nuk është e vërtetë që i kam thënë të shkojë tek ekipi i dytë, ai gënjen.         Pas ndeshjes me Besën asnjë lojtar i ekipit të parë nuk ka kaluar tek Partizani B, dhe për këtë arsye ai gënjen. Për ta mbyllur dua të them se të shtunën kur do të luanim ndaj Teutës urdhërova që lojtarët e pa grumbulluar të stërviteshin nën drejtimin e Zëvendës trainerit Dalipi, por ai nuk ishte në atë seancë. Njëkohësisht nga ana e stafit mjeksor  janë kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme të cilat nuk kanë shfaqur dëmtim të Mazrekaj siç edhe ai pretendon . Ai gënjen teksa akuzon stafin dhe ekipin për mungesë profesionalizmi. Tifozëve u them se unë mund të mos jem trajner i mirë, por nuk jam gënjeshtar dhe kjo është e vërteta.”

Zyra për shtyp