Me seancën e zhvilluar sot paradite, skuadra i ka dhënë fund përgatitjeve për ndeshjen e kthimit në Kupë ndaj Besëlidhjes. Në kompleksin sportiv “Internacional Tirana” në Pezë, trajneri Adolfo Sormani dhe stafi teknik kanë testuar gjendjen fizike të skuadrës. Për përballjen ndaj Besëlidhjes grupi është i plotë. Takimi i kthimit për Kupën e Shqipërisë Partizani – Besëlidhja, luhet ditën e mërkurë ora 13:30 në stadiumin “Elbasan Arena” dhe hyrja për publikun do të jetë falas.