🏆KUPA E SHQIPËRISË / TURI II
➡️PRAG APOLONIA

🗣️Ekipi i ka dhënë fund sot përgatitjeve në prag të takimit ndaj Apolonisë, i vlefshëm për turin e dytë të Kupës së Shqipërisë. Në drejtimin e trainerit Ilir Daja dhe stafit grupi ka zhvilluar sot seancën e fundit stërvitore në kompleksin sportiv “Pepa“ në Elbasan. Alban Hoxha dhe Esat Mala kanë rezultuar mungesat e vetme pasi janë të impenjuar me ekipet përfaqësuese. Në përfundim të seancës ekipi ka udhëtuar drejt qytetit të Pogradecit. Takimi Partizani – Apolonia do të luhet ditën e enjte në stadiumin “Gjorgji Kyçyku” të Pogradecit në orën 13:30. Kujtojmë që takimet e kupës së shqipërisë zhvillohen me ndeshje teke.