17 VJEÇARËT E KUQ KUALIFIKOHEN NË TURIN E DYTË

U 17/ FK PARTIZANI 1 – 1 SHKËNDIJA TR.
Shënues: Alushi 48’
8 – 7 11 metërshat

Të kuqtë kanë siguruar kualifikimin për në turin e dytë të Kupës së Shqipërisë. Në takimin e luajtur sot në “Qendrën Stërvitore të Ekipeve Kombëtare” në Kamëz përballë Shkëndijës së Tiranës, 17 vjeçarët e drejtuar nga Ylli Shehu dhe Marko Pelinxhi kanë siguruar kualifikimin pas goditjeve të 11 metërshave me rezultatin 8 – 7. Ndërkohë 90 minutat e takimit u mbyllën në barazim 1 – 1 ku për të kuqtë autor i golit të avantazhit ishte Alushi në minutën e 48’.