JASIR ASANI:
TE PARTIZANI KAM GJETUR AMBJENTIN E DUHUR. ISHTE ZGJEDHJA QË DËSHIROJA

Asani: Që kur erdha në fillim te Partizani e dija se më pret një punë e madhe në skuadër dhe të gjithë lojtarët më kanë mbështetur dhe me kalimin e ditëve jam duke e kapur formën që më duhet të arrij.

Si janë pritshmëritë tuaja me skuadrën.

Asani: Unë kam miqësi me Ylber Ramadanin Bujamin Shabanin ish-lojtar të Partizanit dhe ata më kanë folur shumë për këtë skuadër dhe dëshira ime ishte të luaj dhe të kontriboj për Partizanin. Jemi në një situatë jo të mirë në renditje, pasi Partizani duhet të jetë në vendin e parë, por besoj se të gjithë lojtarët e dinë që duhet të japim maksimumin që skuadra të jetë në vendin e parë.

Ju flisni për vendin e parë, por trajneri ka thënë se Partizani ka dalë nga ky objektiv…

Asani: Është ende faza e dytë për tu luajtur. Është shumë shpejt për të thënë që kampionati ka mbaruar për ne, pasi jemi duke u ringjallur dhe fitoret po vijnë. Besoj se mund të arrijmë vendin e parë, pasi për ne nuk ka mbaruar kampionati dhe të gjitha ndeshjet janë finale. Të dielën luajmë ndaj Teutës dhe do japim të gjithë maksimumin.

Teuta nuk po kalon një formë të mirë, por “i mbytur të mbyt”. E shihni të vështirë takimin me durrsakët?

Asani: Ne në çdo ndeshje do të japim maksimumin për të fituar, pavarësisht emrit të kundërshtarit.

Ke luajtur mirë ndaj Skënderbeut, po ju pamë të mërzitur kur u zëvendësuat. E ndjeni se mund të luani gjatë 90 minutave një takim?

Asani: Kur erdha ditët e para nuk isha në formën time më të mirë dhe mu desh pak kohë që të arrija kondicionin e duhur, por tani forma ime do të vijë duke u rritur.

Ndiheni mirë në pozicionin ku luani?

Asani: Po ndihem shumë mirë dhe jam i kënaqur. Gjithmonë kam luajtur në atë pozicion dhe mund të kthehemi atje ku duam.

Te Partizani pritet një sulmuesi nga Pelisteri. Duke qenë se e njihni mund ta na thoni diçka?

Asani: Kemi luajtur kundër Lukas e njoh dhe është superlojtar dhe besoj se do ta na bëjë punë. Por, tani për tani duhet të mendojmë për ndeshjet e radhës.