TRAJNERI STAROVA: TE VAZHDOJME ECURINE E REZULTATEVE POZITIVE

DUHET TE MARRIM MAKSIMUMIN E PIKEVE NE ÇDO TAKIM

 

Starova: Rezultatet pozitive dhe paraqitjet që skuadra ka pasqyruar në ndeshjet e fundit ia dedikojmë punës, lojtarëve dhe preokupimit që kanë të gjithë për të bërë më të mirën për të dalë nga gjendja ku ishim pasi nuk ishte e hijshme për ne të ishim në ato pozita në tabelën e klasifikimit. Skuadra ka punuar mirë, por është vetëm fillimi sepse na presin beteja, sapo ka filluar kampionati për ne. Na duhet të marrim më shumë pikë se kundërshtarët. Nuk jemi më të mirë se të tjerët, por as të tjerët që nuk janë më të mirë se ne. Duke filluar që nga Skënderbeu.  Faleminderit ekipit, e treguam që ndalën skuadrën më të mirë të momentit. Në këtë ritëm shpresojmë të përballojmë të gjitha ndeshjet e forta, duke filluar me Lushnjën, është një skuadër që praktikisht është si të tjerat, ndryshimi është se ndodhet e fundit në tabelë. Praktikisht luan shumë mirë, ka ambicie për të realizuar objektivin që kanë , nga ana tjetër ne do të bëjmë maksimumin për të vazhduar ecurinë pozitive.

 

Dëmtimet

Starova: Pas çdo ndeshjeje ka raste që janë të dukshme dhe të padukshme, kur lojtarit u shfaqet dhimbja mbrapa. Për fatin e mirë nuk kemi lojtar me dëmtime serioze, të gjithë do të jenë në dispozicion.

 

Merkato

Starova: Nuk është momenti për të folur për merkato. Po punoj me skuadrën për të përballuar takimet që kemi. Nga ana tjetër klubi ka shumë struktura që punojnë. Siç kanë qenë gjithmonë ambiciet e skuadrës dhe presidentit Demi janë që Partizani të jetë gjithmonë në elitë. Po punohet për këtë, por për momentin po mundohemi me kontingjentin që kemi të përballojmë ndeshjet.

 

Objektivat

Starova: Kjo nuk varet nga ne, varet nga dështimi i kundërshtarëve, që nuk janë pak por janë shumë. Praktikisht ky është realiteti, na duhet të përballojmë të gjithë kundërshtarët që kemi dhe të marrim sa më shumë pikë. Objektivi ynë është që të marrim më shumë pikë se kundërshtarët. Skuadra nuk ka primare çfarë do të ndodhë, por është e fokusuar të arrijë rezultatet pozitive në çdo ndeshje”.

 

Gjendja e Sukaj

Starova: Është pjesë e skuadrës, nuk është për momentin në kondicionin më të mirë fizik të vetin. Ka ardhur nga dy dëmtime serioze. Goli vlen për të personalisht dhe për ne moralisht si skuadër.