Iuliano: E presim qetësisht takimin me Teutën, kemi punuar mjaft mirë përgjatë këtyre ditëve, lojtarët e dinë që po kalojmë një moment delikat, por do ta përballojmë me të gjitha forcat tona këtë takim për të rikthyer skuadrën te rezultatet që të gjithë dëshirojnë. Lojtarët janë të vetëdijshëm për momentin e vështirë që ndodhemi , por njëkohësisht janë të vetëdijshëm për forcën që kanë për të bërë atë që dinë të bëjnë mjaft mirë, të luajnë siç dinë dhe të shënojnë gola. Nuk është momenti të mendojmë që jemi në krizë , është momenti të tregojmë se çfarë dimë të bëjmë, dhe tashmë presim takimin e nesërm.  Kemi zhvilluar 4 ndeshje në kampionat disa i kemi interpretuar mire, disa të tjera jo. Ajo që na ka shqetësuar më shumë është mungesa e shënimit të golit. Jemi këtu për të punuar dhe për të dhënë më të mirën Unë jam mjaft i kënaqur me impenjimin e lojtarëve ,por fusha e lojës është ajo që vlen më shumë dhe shpresoj që të arrijmë të interpretojmë sa më shpejt të njëjtin impenjim edhe në ndeshje.

Ka në dispozicion Iuliano lojtarët e duhur për të fituar titullin?

Iuliano: Besoj se i kam lojtarët, ndoshta disa prej tyre jo në 100% të kondicionit fizik që ne pretendonim ti kishim, dhe ky mendoj se ka qenë një prej problemeve kryesore . Por po punoj shumë me grupin që kam, jam i kënaqur me lojtarët që punoj. Profesioni im është që edhe kur ke vështirësi, të jesh më optimist. Një skuadër e madhe ka shumë presion dhe preferoj që këtë presion më mirë ta mbaj unë dhe jo lojtarët. Marr përsipër të gjitha përgjegjësitë, pasi kjo është puna ime,dhe dua ti shoh lojtarët më të çiruar në fushën e lojës. Sigurisht në këto katër ndeshje nuk kemi marrë rezultatet që ne pritnim ,kemi shpërdoruar shumë raste për gol.                 

 Çështja Çani?

Iuliano: Edgar ka qenë një investim i madh i klubit. Ai ka patur probleme përsa i përket riaftësimit fizik të tij. Ishte dëshira e Çanit që të ishte në fushë dhe të ndihmonte skuadrën, ndoshta aktivizimi i tij mund të ketë qëne edhe një gabim i imi. Dua të shpjegoj se Çani kërkoj të ndihmonte skuadrën dhe duke parë dëshirën e tij të madhe vendosëm së bashku që ta aktivizonim në lojë pjesërisht . Në të gjitha ato minuta që është aktivizuar Çani më ka dhënë sinjale pozitive. Por në fund mu desh të mos e aktivizoja më ,pasi nuk është në 100% të formës së tij. Të gjithë ju e njihni se cili është  Çani, ndaj e shoh të padrejtë në respekt edhe të tij që ta hedh në këtë moment në fushë , Për momentin Çanin dua ta falendëroj për gadishmërinë që ka shfaqur ndaj meje dhe shokëve të skuadrës , por do të luaj vetëm kur ai të jetë në 100% të formës në mënyrë që kur të jetë në fushë të shohim Çanin që të gjithë ne njohim.

Sukaj do ta nisë si titullar takimin ndaj Teutës?

Iuliano: Sukaj është një lojtar i veçantë, me shumë personalitet. Trajneri duhet të bëjë zgjedhje, dhe merr përgjigjet nga lojtarët në stërvitje. Sukaj aktualisht ka punuar shumë në stërvitje dhe sigurisht e marr gjithmonë në konsideratë . Ka patur disa momente kur ai nuk është përgatitur ashtu siç kërkoja unë dhe e kisha të pamundur ta aktivizoja titullar. Në këtë klub jemi për të ndërtuar një grup lojtarësh profesionistë , të cilët ta ndjejnë fanelën që veshin, të mos jenë egoist,por të jemi të gjithë në shërbim të klubit. Në ditët e fundit kemi punuar shumë në aspektin psikologjik të grupit dhe Sukaj përgjatë këtyre ditëve ka qenë një shembull i vërtet për skuadrën.

E keni studiuar ekipin e Teutës ?

Iuliano: Jo vetëm Teutën, unë i studioj të gjithë kundërshtarët. Teuta është një skuadër mjaft aggressive, vrapon shumë, nëse ne nuk do të jemi agresiv si ata apo më tepër se kundërshtari , niveli ynë teknik nuk do të mund të bëj diferencën. Teuta është një skuadër e përgatitur mjaft mirë,dinë cfarë kërkojnë në ndeshje ,por ne do ta përballojmë me armët tona. Forcën e grupit që mendoj se e kemi rigjetur. Jo vetëm ndaj Teutës , por ndaj të gjithë kundërshtarëve ne duhet të jemi më agresiv sikur të kemi përballë ekipin më të mirë në botë.          

Soue është lojtar që e kam stërvitur në Itali. Po ecën mirë, por di që ka problem me fushën me bar sintetik, ku ne stërvitemi. Do të ndryshoja rezultatet, pasi nga merkatoja nuk ndryshoja asgjë. Asanit i duhet një program stërvitor i veçantë që të jetë në formën maksimale. Ai është një lojtar interesant.