ESAT MALA: TE PARTIZANI PO RRITEM PROFESIONALISHT. SHPRESOJ QË KËTË ECURI POZITIVE TA VIJOJMË EDHE NË PËRBALLJEN NDAJ LAÇIT.

Mala: Që nga momenti që jam bërë pjesë e Partizanit kam përfituar të rritem shumë profesionalisht. Një ndihmë shumë të madhe më kanë dhënë stafi teknik dhe lojtarët e skuadrës, të cilët më kanë bërë të ndjehem shumë mirë te Partizani. Po kalojmë një moment shumë të mirë  dhe shpresoj që të ruajmë këtë ecuri pozitive.

Tashmë jeni titullar i padiskutueshëm në të gjitha ndeshjet..

Mala: Sigurisht jam shumë i kënaqur që po aktivizohem , pasi nuk është aspak e lehtë që të jesh titullar në një ekip të madh si Partizani, por me besim dhe punë mund të arrihet çdo gjë. Jam shumë i lumtur për këtë moment që po kaloj duke luajtur dhe përkrahjen e madhe që po më jepet nga stafi dhe gjithë shokët e skuadrës .Do të vazhdoj të jap më të mirën në çdo moment që do të më besoj traineri.

Sot është përmendur emri juaj për një interesim nga skuadra gjermane Shtutgart, ka diçka konkrete në këtë lajm?

Mala: Nuk jam në dijeni të këtij interesimi. Realisht unë tani mendoj dhe jam i fokusuar vetëm te Partizani, kam një kontratë me klubin , çdo gjë që do të ndodhë do të jetë klubi ai që do të vendos për të ardhmen time . Partizani është një klub i madh ka mjaft lojtar cilësorë . Personalisht unë po mendoj për të tashmen dhe jo të ardhmen.

 

Çfarë ka ndryshuar te Partizani me ardhjen e trainerit Dalipi?

Mala : Nuk më pëlqen të bëj krahasime , jam ndihem mjaft mirë me të dy trainerët , por gjithsesi siç edhe ka deklaruar kapiteni Batha në intervistën pas ndeshjes me Kamzën, me Dalipin në skuadër ka një dëshirë më të madhe lojtarët po ndjehen më të lirë dhe po shprehin atë që dinë të bëjnë më mirë. Kanë fituar besim në vetvete po kalojmë një formë të mirë dhe shpresojmë ta ruajmë këtë gjendje .

I druheni konkurencës në skuadër, tashmë edhe me rikthimin e Telushit?

Mala: Konkurenca në skuadër të detyron të përmirësohesh më mirë si lojtar . Përgjatë gjithë kohës Telushi më ka përkrahur vazhdimisht . E theksoj që konkurenca në skuadër na bën edhe më të fortë si mua edhe Telushin dhe do vazhdojmë të punojmë së bashku.

A ndjeheni tashmë në presion pasi drejt jush është rritur interesimi ?

Mala: Mendoj se është një bast për tu fituar . Absolutisht nuk e ndjej veten në presion pasi si çdo lojtar kur futet në fushë i harron të gjitha dhe mendon të shpreh atë që di të bëj më së miri.

Preferoni rolin në mesfushë apo do të dëshironit të luani më përpara?

Mala: Fillimisht jam aktivizuar si mesfushor përpara mbrojtjes , më pas jam aktivizuar më shumë si mesfushor krahu , por gjithsesi ndjehem mirë në çdo  pozicion të repartit të mesfushës .

Si e pret Partizani përballjen e së dielës ndaj Laçit ?

Mala: Është një ndeshje e vështirë dhe shumë e rëndësishme për të dyja ekipet . Si ne dhe Laçi do të japim shpirtin në fushë për të arritur rezultat pozitiv. Shpresoj shumë që të vazhdojmë këtë ecuri tonën pozitive dhe kam besim që do të arrijmë të marrim 3 pikë shumë të rëndësishmë në Laç.

Objektivi i klubit mbetet thjesht pjesmarrja në Kupat e Europës, apo do të synohet edhe vendi i dytë ?

Mala: Duke marrë parasysh ecurinë e mirë që ekipi po tregon , pse jo mendoj që edhe vendi i dytë do të jetë objektivi ynë . Jemi një kandidat shumë i fortë edhe për vendin e dytë , por e rëndësishme është të sigurojmë pjesmarrjen në Kupat e Evropës.