Lerda: Qarabağ arriti të shënonte dy gola ndërsa ne nuk arritëm. Ky është futbolli, ne patëm 2 – 3 mundësi shënimi, nuk arritëm ti konkretizonim. Sidomos rasti i pastër kur ndeshja ishte 1 – 0. Kishim momente të mira edhe përgjatë minutave të fundit por nuk shënuam.

Në të dyja takimet Partizani ka aplikuar një lojë në mbrojtje

Lerda: Gjithçka varet nga kundërshtari që kemi përballë. Nëse luajmë përballë një skuadër që ka një buxhet financiar shumë here më të madh taktika më e mirë është kjo. Nëse luan ndaj një kundërshtari të nivelit tënd, taktikat ndryshojnë. Ekipit të Qarabag i uroj suksese në vazhdim, është një skuadër me shume kualitet dhe një përdorim mjaft të shkëlqyer të topit.