EUROPA LEAGUE / TURI DYTË
FC SHERIFF TIRASPOL – FK PARTIZANI
KONFERENCA PËR SHTYP E TRAJNERIT FRANKO LERDA NË “SHERIFF STADIUM”

Lerda: Mendoj se rezultati i arritur në takimin e parë na penalizon disi dhe nuk e prisnim, gjithsesi ne do të luajmë dhe shfrytëzojmë në maksimum shanset tona deri në minutën e fundit të takimit. Sheriff është një skuadër me kualitete ka lojtar mjaft cilësor në sulm, fakt për të cilin jemi të vetëdijshëm, pasi i kemi studiuar edhe përpara se të përballëshim në sfidën në Tiranë, kemi ndjekur disa takime të Sheriff.

Gjithsesi nëse duam të luajmë shanset tona për kualifikim duhet të mendojmë vetëm për veten tonë. Jemi një grup mjaft i mirë me mjaft lojtar të rinj të talentuar të cilët kanë dëshirë të rriten, të përmirësohen dhe të bëjnë mirë. Në skuadër ka mjaft optimizëm pasi në futboll gjithçka është e mundur.