Daja: Ana pozitive e bojkotit është se kemi pasur më shumë kohë për të punuar. Traineri ka nevojë të aplikojë filozofinë e tij et ekipi i ri dhe mendoj se në këtë anë kemi pasur një llojë ndihme. Nga ana tjetër, jemi gati për fillimin e sezonit të ri. Problematika kanë edhe stadiumet, të gjithë ndeshjet do të luhen në transfertë.

Ndeshja me Kastriotin?

Daja: Nesër kemi një ndeshje të vështirë, ata kanë tre vite që luajnë bashkë, kanë krijuar eksperiencë, janë përforcuar me disa elementë të mirë. Kanë bërë performanca të mira në miqësore, në aspektin e lojës dhe rezultatit. Miqësoret kanë qëllim kryesor, sidomos te Partizani, eksperimentimin. Nuk janë tregues konkret, të gjithë stafet, lojtarët dhe arbitrat janë në kushte të qeta. Ngarkesa në kufi janë ndeshjet zyrtare, të kampionatit dhe Kupës së Shqipërisë.

Ne do fokusohemi vetëm te Partizani. Në stilin tonë të punës i studiojmë kundërshtarët, ja u prezantojmë edhe lojtarëve. Ne do të ecim nën moton që çdo ndeshje është e barabartë me 3 pikë. Do të vlerësojmë vetëm ndeshjen e radhës, nuk do merremi me çfarë bëjnë kundërshtarët tanë.

Gjendja e skuadrës?

Daja: Të gjithë lojtarët janë në dispozicion, përveç Llanajt, i cili nuk është i gatshëm. Melo ka hasur probleme në ndeshjen e Kupës, por do të jetë gati për ndeshjen e kampionatit. Partizani ka gjithmonë objektiva maksimale.

Disa lojtarë kanë qenë pjesë e ekipit që u shpall kampionat, Hoxha, Belica, Bardhi. Asani dhe Mala janë vlerë e shtuar. I vetmi problem, që nuk është i vogël, por që mundohemi ta minimizojmë, është ndarja jo në raporte të rregullta të lojtarëve në pozicionet e tyre.

Brenda ekipit ka lojtarë me eksperiencë dhe potencial të madh individual. Vlerat e Hoxhës dihen, Belica është një pikë e fortë e ekipit, është edhe zv kapiteni i ekipit. Nuk është hera e parë që punoj në kushte të tilla.

Nuk e bën Ilir Daja të çojë Partizanin drejt titullit, çelësi i suksesit te një ekip është bashkëpunimi. Asgjë nuk ka munguar nga presidenti, drejtori i rri afër ekipit, administrata ka bashkëpunim. Janë edhe lojtarët, vjet nuk luajtën një kampionat të mirë, ndërsa parvjet dolën kampionë.