Daja: Përballemi me Vllazninë e cila është me meritë në vendin e parë pasi e ka treguar si me lojë ashtu edhe me rezultate. Eshtë sfida e radhës dhe ka vlerën e tre pikëve sikurse edhe dy sfidat që kaluam ndaj Tiranës dhe Teutës. Ndaj Vllaznisë është një ndeshje që duhet të futemi për ta fituar , por sigurisht jo me vetëm me doze emocionale .E dimë që motivimi do të jetë i duhuri , por duhet të na udhëheq logjika për të shkuar drejt arritjes së 3 pikëve.

Çfarë duhet të bëni ndryshe nga ballafaqimi i parë luajtur në Shkodër?

Daja: Ka kaluar një fazë nga ajo ndeshje. Jemi mundur në minutat e fundit ,panvarësisht se në pjesën e parë nuk kemi zhvilluar një ndeshje të mirë. Në momentin kur loja mund të shkonte drejt barazimit Vllaznia shënoi. Kemi patur një javë në dispozicion për ta përgatitur këtë ndeshje, kontigjenti është shtuar panvarësisht se jo të gjithë lojtarët që janë afruar në merkato do të jenë të dielen në dispozicion. Kemi një stabilitet dhe moral të mirë sepse vijmë nga dy ndeshje, fitore në derbi dhe barazim ndaj Teutës ku në Durrës edhe pse me 10 lojtarë tentuam ta fitonim ndeshjen. Kjo do të thotë që ndjehemi mirë psikologjikisht ndaj mendoj se përballja e nesërme është ndryshe në raport me ndeshjen e fazës së parë.

Mungesa e Murataj –

Daja: Natyrisht Murataj është një forcë e shtuar në merkato, ka bërë dy prezantime të mira , por kemi kontigjentin për ta zëvendësuar  panvarësisht se nëse do e kishim të gatshëm për ndeshjen me Vllazninë do ishte një forcë e shtuar për ekipin tonë.

Ne e kemi vleresuar kundërshtarin , por edhe kjo ndeshje është si të gjitha ndeshjet e kampionatit Luajmë me kryesuesen dhe një hap falls do të bënte të largoheshim më shumë nga pretedimet madhore. Besoj që motivimin do ta kemi në nivele optimale pa kaluar në momente frenimi, sepse një dozë e shtuar emocionale do të thotë që të prishim manovrën dhe ekulibrat në lojë, ndaj do të fokusohemi që të kemi atë lloj motivimi që i shërben kësaj ndeshje

Rastet e humbura –

Daja: Eshtë pozitive që kemi sulme të shtuara dhe situata përpara portës. Gjatë gjithë kohës punojmë për të shtuar finalizimin për të shkuar drejt rezultateve pozitive, sepse goli të jep një tjetër gjendje psikologjike. Besoj që me shtimin e forcave sulmuese ,jo në ndeshjen e nesërme sepse do jetë po i njëjti kontigjent që kishim në ndeshjen me Teutën (përveç Murataj). Besoj në javët në vazhdim do të kemi më shumë alternativa në repartin sulmues. Rivaliteti dhe shtimi përgjegjësisë do të përqëndrojë lojtarët për të finalizuar më mirë drejt portave kundershtare.

Merkato –

Daja: Kemi kohë që po punojmë intensivisht me stafin edhe mbrëmë deri vonë për të ofruar ndonjë element . Kemi 2 – 3  alternativa, por sigurisht që nuk kemi vendosur sepse nuk duhet të bëjmë ndonjë gabim që mund të na kushtoj në vazhdimësi.

I druheni minutave të fundit ndaj Vllaznisë ?

Daja: Futbolli tashmë luhet 95 minuta duke iu referuar edhe shtesave që akordohen në dy pjesët e lojës. Duhet vlerësuar njësoj nga moment i startit e deri në finish. Mendoj që tani kemi kontigjentin e duhur për të bërë ndërhyrje dhe freskuar ekipin ,por pa prishur ekuilibrat në fushë . Kemi më shumë mundësi që edhe në minutat e fundit të bëjmë më të mirën siç edhe bëmë në ndeshjen e fundit me Teutën edhe pse me në inferioritet numerik kishim mundësi për të shënuar dhe ta fitonim ndeshjen . Kjo duhet të vazhdoj dhe mendoj që do jetë prezente edhe nesër ndaj Vllaznisë .