Daja: Do të thoja që  në pjesën më të madhe duhet të jemi të kujdesshëm siç kemi bërë edhe në derbin e kaluar dhe të shohim më tepër në mbështëtjen me disa lojtarë në zonën e golit të kundërshtarit.

Sulmuesi Çinari –

Daja: Çinarin do ta konsideroja si një blerje të re, përveç se është një nga lojtarët cilësor padiskutim të kampionatit shqiptar dhe Partizanit. Eshtë një vlerë e shtuar për vetë faktin se e njeh ekipin, kampionatin dhe ka qenë pjesë e jona edhe gjatë kësaj periudhe. Natyrshëm që do kohën e vet për të marrë atë formën maksimale , sepse nuk ka ndeshje zyrtare të luajtura gjatë kësaj periudhe . Ok për aktivizimin e tij na erdhi një ditë përpara derbit dhe them që do jetë një ogur i mirë për të përballuar me sukses edhe ndeshjen e nesërme. Çinari është pjesë e grupit , ka qenë pjesë e manovrës por ka munguar në ndeshjet zyrtare. Aktivizimi i tij nuk mundet  të jetë që në startin e ndeshjes, sepse jemi përgatitur gjatë gjithë javës me mungesën e Çinarit, por që patjetër në momentin e duhur do ta hedhim në fushë, sepse është një lojtar që ka vlera shumë të mira individuale dhe përshtatet shumë mirë me çfarëdo lloj manovre që mund të përdorim nesër në ndeshjë.

Merkato –

Daja : Ne shpresojmë që të kemi ndërhyrje në repartin e mbrojtjes , po vëzhgojmë disa lojtar  nga tregu i huaj dhe nga ai shqiptar që ofron shumë pak në cilësi në repartin e mbrojtjes, por që po fokusohemi në tregun e huaj në 2 – 3 alternativa për të zgjedhur më të mirin, ndoshta jo me një cilësi të jashtzakonshme me lojtarët që kemi, por për të dubluar rolet, sepse kampionati është i gjatë. Ne do të shikojmë të afrojmë dhe në momentin që do kemi afrime do të bëjmë të mundur edhe merkato në dalje, sidomos për ata lojtarë që kërkohen sepse janë një bonus financiar për klubin. Nuk më takon mua kjo pjesë pasi jam drejtuesi teknik i ekipit, por ne kemi një projekt që të kemi një Partizan kompetitiv jo vetëm për momentin, por edhe për vazhdimësinë sepse në fund fare garantimi i anës financiare do të thotë edhe vazhdimësi më e sigurtë. Kjo do të vij në momentin që ne do të afrojmë lojtarë, sepse në momentin që do bëjmë dalje do krijojmë një vakum tjetër dhe ndoshta nuk mund ta plotësojmë atë dhe pastaj në vend që të bëjmë mirë do të bënim jo mirë pastaj.

Ndeshja ndaj Tiranës  –

Daja: Eshtë ndeshja e radhës ka vlerën e tre pikëve, përpos bonusit psikologjik. Nuk ndikon në ecurinë e mëtejshme të ekipit. Tani jemi më të konsoliduar, e presim ndeshjen me qetësi ,sepse kemi të gjithë kontigjentin në dispozicion. Mund të bëjmë ndërhyrje edhe më shpejt se në ndeshjet e tjera, sepse po kemi formën më të mirë në këtë periudhë. Derbet gjithmonë janë ndeshje specifike, është ndeshja më e rëndësishmë e kampionatit . Si do që të jetë niveli i ekipeve edhe kur ka patur disnivel derbet kanë qenë të paparashikueshme . Ky derbi i gjen ekipet me një diferencë tre pikëshe që do të thotë  pothuajse janë aty aty. Mendojmë në nivel paragjykimi  që nesër padiskutim ekipi do të jetë i motivuar siç do të jetë edhe kundërshtari. Në lojë janë të tre rezultatet , por shpresoj që fitorja të jetë e jona.

Nga terreni i Korçës në atë të “Elbasan Arena” –

Daja: Kemi bërë analizën e ndeshjes në Korçë ku terreni ishte jashtzakonisht i rënduar dhe kemi dal në një konkluzion që ka patur goxha veprime të mira edhe në atë terren, ka patur një mobilizim maksimal. I kam thënë lojtarëve që nuk ka asnjë lloj justifikimi që në një terren të shkëlqyer siç është ai i “Elbasan Arena” mos jetë po i njëjti motivim si në Korçë, sepse dihet që lojtarë në ndeshjet derbi e kanë këtë lloj motivimi , por që motivimi do të jetë i bashkangjitur me atë pjesë që lojtarët kanë dhuruar në korçë dhe që duam ta bëjmë në një terren akoma më të mirë siç është terreni stadiumit të Elbasanit.

Eshtë “Elbasan Arena“ stadium juaj i preferuar ?

Daja:  Personalisht e kam stadiumin e preferuar sepse kemi fituar . Me Elbasanin në të njëjtin stadium kam fituar kampionatin para disa vitesh. Është një nga stadiumet më të mira të vendit dhe krijon mundesinë sepse ka një fushë që edhe në këtë periudhë që koha nuk është e përshtatshme për  fushat , ajo e “Elbasan Arena” është në gjendje optimale. Mendoj që përveç  anës time individuale që e konsideroj stadium shansi, mendoj që çdo skuadër që luan aty shpreh maksumimin e mundësive që ka.

Gjendja fizike e lojtarëve pas takimit ndaj Skënderbeut?                              

 Daja: Nuk kemi probleme . Edhe Idrizaj është afruar me grupin pas problemit që pati në ndeshjen ndaj Apolonisë. Gjendja e grupit është optimal, sepse edhe gjatë këtyre seancave stërvitore ritmi nuk është ulur edhe nga vetë lojtarët. Kjo edhe për shkak se është shtuar rivaliteti brenda grupit për të fituar një vend titullari. Mendoj që në ndeshjen e nesërme kemi një gjendje shumë të mirë dhe një kontigjent akoma më të madh për të përballuar ndeshjen.

 

Tirana në 5 ndeshjet e fundit nuk njeh humbje-

Daja:  Nëse do të shikojmë tabelën e klasifikimit ,edhe ne kemi shumë pak humbje, kemi pak gola të pësuar në raport me gjithë ekipet e tjera, futemi në dy ekipet e kampionatit për golat më shumë të shënuar që do të thotë Tirana ka statistikën që përmendët ju , ndërsa ne kemi një konsolidim dhe do ta vlerësojmë Tiranën, sepse është për tu vlerësuar. Eshtë ekipi kampion në fuqi dhe nuk mund ta nënvlerësojmë, sepse nuk ka motiv për ta bërë një gjë të tillë. Mendoj që kanë një mbrojtje të mirë që nuk janë mundur, por barazimet kanë qenë edhe me gola që do të thotë kanë edhe ata problemet e tyre ashtu siç kanë edhe gjerat e mira.

Fituesi derbit do të jetë ekipi anti Vllaznia?

Daja:  Të luash me Partizanin, do të thotë që presionin do ta kesh gjatë gjithë kohës prezent. Në derbi nuk është e duhur që ta shtojmë presionin, por gjëja më e mirë do të ishte që te arrijme ta menaxhojmë ate. Ne kemi lojtarë me eksperiencë që dinë ta bëjnë një gjë të tillë. Nuk jam dakort që rezultati i derbit do të përcaktojë kush do të luftojë Vllaznin , janë shumë pikë në lojë. Vllaznia ka bërë një ecuri shumë të mirë deri tani dhe të gjitha i ka me meritë, qoftë në pikë ashtu edhe në performancë. Duke filluar nga ne të gjithë ekipet shpresojnë që të rekuperojmë. Ky është një tre pikësh me shumë vlera, por që nuk mund të jetë përcaktues deri në fund të kampionatit.

Stenio Xhunior do të jetë titullar nesër?

Daja: Ne kemi sot edhe seancën e fundit stërvitore. Ekipi pothuajse e di se kush do të startoj nesër nga minuta e parë,sepse që në seancat e para në manovrat që bëhen dihet pak a shumë se kush mund të jenë titullarë,por që kemi edhe një seancë sot dhe nuk mundem që të them do të startojë nga fillimi, apo jo, sepse këtë gjë e bëjmë gjithmonë.