Daja: Kemi bërë dy ndeshje brenda tre ditëve dhe luhatjet besoj se do jenë të pranishme jo vetëm në fillim, por edhe në vazhdimësi të kampionatit. Jo vetëm te Partizani, madje edhe tek ato ekipe qe e kanë ruajtur grupin dhe janë përforcuar.  Kjo vërehet edhe në kampionatet europiane, për shkak të situatës në të cilën jetojmë. Besojmë se nesër kundër Laçit kemi një ndeshje të vështirë, për të mbetur edhe në linjën e mendimit që e nisa. Kundërshtari e ka ruajtur grupin e vjetshëm, e mbylli në vendin e tretë dhe është përforcuar. Kanë një ekip të konsoliduar në manovër, si në sulm ashtu edhe në mbrojtje, kjo edhe për meritë të stafit teknik. Pra nesër, nëse duam që të arrijmë objektivin, taktika do të dalë në planin e dytë. Motivimi dhe dëshira, sakrifica për të shkuar të fitorja, do jenë primarë.

Nuk i frikësohemi asnjë ekipi, pasi ne jemi Partizani. Sigurisht kemi respekt maksimal për Laçin, pasi ka një grup të mirë lojtarësh, duke nisur nga mbrojtja e deri te sulmi i rrezikshëm. Duhet të jemi të kujdesshëm, pasi me sulmin që ka mund të godasë në çdo moment, qoftë në manovër, qoftë prej cilësive të tyre individuale. Besoj se do ta respektojmë në maksimum, pasi e meriton, por më shumë do respektojmë punën e bërë gjatë këtyre dy muajve. Do të shkojmë drejt një rezultati pozitiv duke sakrifikuar, jo duke menduar se ne jemi pritësit dhe Laçi luan në transfertë.

Mungesa  Jasir Asanit?

Daja: Natyrshëm që kemi një kontigjent të limituar për shkak të merkatos së bllokuar. Mungesa e çdo lojtari ndjehet, jo më një vlerë siç është Asani, një lojtar shumë i rëndësishëm për ekipin. Do mundohemi ta zëvendësojmë me lojtarët që kemi në dispozicion.

Ju shërbeu pauza e kampionatit?

Daja: Të njëjtën kohë për tu përgatitur e kanë pasur edhe kundërshtarët. Natyrshëm që kur ke më shumë kohë ke më shumë gjëra për të punuar . E përsëris, që taktika është një component shumë I rëndësishëm në futboll, në këtë situatë ka dalë në plan sekondar, Motivimi që kanë lojtarët dhe sakrifica e tyre , për të plotësuar këto mungesa që kemi janë parësore kundër një ekipi të vështirë si Laçi. Këto dy javë na kanë shërbyer, por jemi në kushte të barabarta sepse edhe rivalëve u kanë shërbyer njëlloj.

Situata e dëmtimeve?

Daja: Asani është i dëmtuar, Melo ka qenë për një kohë të gjatë i dëmtuar. Nuk është ende në stërvitje. Është një mungesë që e ndjejmë, pasi edhe ju po e citoni në çdo lajm. Më mirë të përqendrohemi te ndeshja e nesërme dhe te dhënia e maksimumit. Të gjithë energjitë le t’i përqendrojmë t’i shfrytëzojmë për nesër, pa menduar për vazhdimësinë.

Plan për të ndalur Nwabueze?

Daja: Këtë pyetje mund t’ia drejtoni zëvendëskapitenit  të ekipit prezent sot në konferencë , pasi ai do të përballet direkt me të. Kjo për batutë. Mendo që duhet të punojnë filtrat e parë në mënyrë që t’i shkojnë sa më pak topa qoftë Nwabuezes apo sulmuesve të tjerë kundërshtarë, në mënyrë që të kemi sa më pak probleme në fazën e mbrojtjes.