Daja: Do të jetë në përballje ku të dy ekipet vijnë pas një humbje . Eshtë fillimi kampionatit , një kampionat i cili ka filluar me dy muaj vonesë , të gjitha skuadrat kanë patur vështirësi panvarësisht se disa kanë fituar apo barazuar ,skuadrat nuk janë stabilizuar qoftë në manovër qoftë në formacionet bazë. Koha që kemi në dispozicion si ne dhe Kukësi është 3 ditë . Ajo që do të jetë më konkrete do jetë leximi i ndeshjes në dinamikën e saj për të parë pastaj se çfarë duhet të bëjmë më mirë. Po ti referohemi edhe ndeshjes së kaluar me Kastriotin , e kemi filluar mjaft mirë. Në 15 minutat e para kemi patur tre raste shënimi, të cilat nëse do të finalizoheshin loja do të kishte tjetër rrjedh. Nesër do të jemi më të kujdesshëm që të kemi më shumë ekuilibra jo vetëm në fazën e sulmit , por për të parë edhe çfarë strategjie do të ndjek dhe kundërshtari.

Sa i kënaqur jeni me lojën e skuadrës?

Daja: Unë si natyrë, ashtu siç është edhe vet klubi Partizani, nuk kënaqem me fragmente të ndeshjes, duam të jemi ekipi që do të drejtoj lojën. Kemi patur pjesë të mira, por ajo që na ka munguar ka qenë vazhdimësia , sepse e kemi filluar ndeshjen mirë, pastaj kemi lëshuar territor. Kemi reaguar mirë në pjesën e dytë, por pa dashur të justifikoj lojtarët panvarësisht se kemi luajtur në kushte shumë të mira organizimi, do të thoja që cilësia e fushës për ne sidomos që kemi në grup lojtarë me aftësi shumë të mira teknike ndikon pak edhe terreni. Gjithsesi për pritshmëritë që kemi nuk jam i kënaqur nga ajo çfarë kemi bërë të gjithë bashkë. Nuk janë vetëm lojtarët ata që mbajnë përgjegjësi për humbjen , por në radhë të parë përgjegjësinë për humbjen e mban edhe stafi.

Çfarë prisni nga skuadra në ndeshjen me Kukësin?

Daja: Ndeshja e nesërme i ka të tre rezultatet brenda. Edhe Kukësi do të bëjë të njëjtën gjë, do kërkojë tre pikët. Të dyja ekipet vijnë nga rezultate negative. Mund të bëjmë ndonjë rotacion, në ato pozicione ku kemi mundësi ta bëjmë një gjë të tillë , pa prishur manovrën të freskojmë pak ekipin. Kemi luajtur tre ditë përpara, natyrisht nuk e bëjmë dot në ato reparte ku kemi mungesë lojtarësh. Do shohim edhe në seancën e fundit nëse Bitri do të jetë apo jo i gatshëm. Mund të ndryshojmë diçka nga manovra gjë të cilën nuk mund ta zbuloj përpara ndeshjes. Eshtë për tu parë nëse strategjia që do të përdorim nesër do të jetë efikase apo jo edhe në dinamikën e lojës. Në ndeshje të tilla duhet të jemi pragmatistë, pasi ndeshjet e para u zgjidhën nga episodet. Kjo do jetë strategjia kundër Kukësit dhe këto do jenë ndryshimet e vogla që kemi pasur mundësi të bëjmë në këto ditë.

Duhet të përshtatemi edhe ne me grupin që kemi, pasi nuk bëmë merkato. Do jetë një sakrificë e të gjithëve për të marrë maksimumin nga grupi që kemi në dispozicion. Pas ndeshjes së Kupës kemi një pauzë që na shërben për t’u stabilizuar në manovër, por kjo nuk do të thotë që ne të presim javën tjetër për të bërë këtë. Do mendojmë që nesër të hyjmë në fushë me mendësinë për të marrë tre pikët, pavarësisht se e dime që përballë kemi një kundërshtar të fortë.