Kanë përfunduar dy fazat e para , ndonjë peng për të bërë diçka ndryshe me ekipin?   

Daja: Panvarësisht  se jemi në të njëjtin pozicion, të cilin e kemi patur edhe në mbarim të fazës së parë në klasifikim, në fazën e dytë në raport me fazën e parë kemi pesë pikë më shumë, që do të thotë se përveç se kemi patur një stabilitet në krahasim me fazën e parë kemi patur edhe një ngritje sepse pesë pikë më shumë tregojnë se gjërat kanë ardhur në përmirësim duke llogaritur që pjesa më e madhe e këtyre dy fazave është përballuar me kontigjentin që kemi patur që nga starti kampionatit.

Ndeshja me Kastriotin

Daja: Kastrioti është një ekip pragmatist. Vjen nga dy fitore dhe ka një moral të mirë sikurse e kemi edhe ne sepse në këtë vit kemi vetëm rezultate pozitive . Në dy përballjet e luajtura me Kastriotin kemi një humbje dhe një fitore . Eshtë një ndeshje e vështirë , nëse nuk do të jemi me motivimin si në çdo ndeshje tjetër , do ta vështirësojmë situatën. Ne duhet të jemi që nga minuta e parë deri në minutën e 90-të të përqendruar dhe të motivuar maksimalisht , në mënyrë që edhe ato pak probleme që mund të ketë terreni ti minimizojmë duke shtuar dozën e dyluftimeve dhe përqendrimit në maksimum.

Diferenca prej 6 pikësh me Vllazninë?

Daja: Do të thoja se ne do të bënim gabimin më të madh nëse do të shikojmë diferencën e pikëve me Vllazninë. Ne duhet të fokusohemi vetëm te ndeshjet tona sepse nuk ka asnjë lloj bonusi nëse ne shikojmë çfarë bën Vllaznia. Sigurisht Vllaznia ka për të bërë kampionatin e saj siç kanë për të bërë edhe ekipet e tjera të Superiores,sepse jemi 4 – 5 ekipe që rivalizojmë me Vllazninë që është kryesuese e kampionatit .Po ti referohemi javës së fundit panvarësisht se Vllaznia humbi ndeshjen e saj , nëse ne nuk do të kishim marrë fitoren në Ballsh, do të ishte po e njëjta diferencë. Ne me gjithë potencialin psiko – fizik duhet të përqëndrohemi vetëm tek ajo që duhet të bëjmë vetë dhe pastaj për të parë se çfarë mund të bëjnë kundërshtarët tanë.

Ndeshjet e radhës jetike për Partizanin?

Daja: Unë do të thoja që jetike është ndeshja që kemi nesër me Kastriotin. Kemi një ngjeshje të kampionatit në këtë javë sepse do të luhet edhe në mesjavë, por me kontigjentin që kemi në dispozicion tashmë jemi pak më të qetë për të bërë edhe rotacione. Ndoshta nuk do të nisim që nga ndeshja me Kastriotin pasi kemi patur një javë në dispozicion, por në mesjavë patjetër do të na duhet që të bëjmë rotacion për të mbajtur freskinë e ekipit por sigurisht pa prishur manovrat .

Nesër ndaj Kastriotit shkoni për revansh?

Daja: Ne duhet të bëjmë lojën tonë. Kastrioti ka një mënyrë loje  që në përgjithësi pret në gjysëmfushën e tij dhe ka disa sulmues që mund të ndërtojnë shumë mirë edhe kundërsulmin. Ne nuk duhet të jemi të ç’ekuilibruar në mënyrë që ti japim mundësi Kastriotit të na gjej të papërgatitur ashtu sikurse na gjeti në ndeshjen e parë të fillim sezonit. Do jetë një ndeshje të cilën do ta fitoj ai që do gaboj më pak.

Mundet Partizani të përballoj agresivitetin sportiv të Kastriotit?

Daja: Ne nuk jemi një ekip agresiv , në dyluftime nuk e kemi armën tonë më të fortë, panvarësisht se në disa ndeshje ku do të veçoja ndeshjen në Korçë ku panvarësisht terrenit me dëborë të gjithë lojtarët pothuajse fituan dyluftimet. Ne duhet të bëjmë lojën tonë , nuk është se kemi frik nga dyluftimet , sepse futbolli është një lojë ku prezent janë edhe dyluftimet . Ne kemi karakteristika të tjera në raport me kundërshtarin. Shpresojmë që të bëjmë më të mirën , të dalim në lojën tonë ,ta drejtojmë ne ndeshjen pasi në të kundërt do ta vështirësojmë jasht mase nëse do bëjmë diçka që nuk e kemi në karakteristikën tonë si ekip.

Lojtarët e afruar Domingez dhe Hasani

Daja: Hasani mund të ketë disa minuta , gjithmonë në varësi të ndeshjes , sepse nuk mund të paragjykosh zëvendësimet. Në një moment të caktuar mund të aktivizohet një mbrojtës dhe në një moment tjetër të përdoret një sulmues. Gjendja e Hasanit mundet të përballojë disa minuta në lojë , pa patur probleme me dëmtimet . Edhe në Ballsh mund të ishte aktivizuar , por një lojtar si Hasani duhet të marri maksimumin e vetes nëse është në gjendjen më të mirë fizike. Në të kundërt mund të rrezikonim gjë e cila do të na kthente mbrapa me përgatitje me Hasanin apo edhe me Domingez. Besoj do ti kenë minutat në momentin që do kenë gjendjen e tyre më të mirë që të shprehen në maksimumin e tyre .