I kënaqur me afrimet në merkato –

Daja: Ne të gjithë e dimë që merkato e janarit nuk është se ofron shumë mundësi për tu plotësuar aty ku ne kishim nevojë. E kemi shtuar rivalitetin në mesfushë dhe në sulm , jemi munduar që të fokusohemi në mbrojtje por nuk kemi rënë dakord bashkë më stafin dhe drejtorin e përgjithshëm për afrimet . Kemi marrë lojtarë por ndoshta do ishim më të plotësuar dhe pak më të qetë nëse do kishim dubluar ato pozicione që ne ende edhe me mbylljen e merkatos nuk është se i kemi të dubluara.

Ndeshja me Bylis –

Daja: Çdo përballje në këto momente , në këto kushtë atmosferike është e vështirë. Ju e patë që edhe terreni i Elbasanit u rëndua në ndeshjen e fundit ,që është stadiumi më i mirë në Shqipëri përsa i përket edhe fushës edhe ambientit. Na pret një terren jo i përshtatshëm në Ballsh panvarësisht se koha është përmirësuar, që do të thotë se do të na duhet të përshtatemi edhe me terrenin sepse duhet të ndryshojmë manovrën. Kemi një kundërshtar që edhe ai ka ndryshuar në merkato , ka larguar dhe afruar lojtarë . Do të na duhet ti studiojmë edhe gjatë lojës lojtarët që ata kanë afruar. Do mundohemi që me të gjitha këto nuk do të nxjerrim në plan të parë teknikën dhe taktikën për kushtet që unë sapo përmenda , por do të jetë ajo që ka qenë elementi kryesor tek ne shpirti dhe sakrifica e gjithë ekipit për të shkuar drejt rezultatit pozitiv.

Broja do të jetë lojtar i Partizanit këtë sezon –

Daja: Përderisa është mbyllur merkato ne të gjithë kontigjentin e kemi në dispozicion , vetëm nëse për çdo lojtar jo vetëm për Brojën do të vinte një ofertë jasht vendit që do të plotësonte kushtet e klubit .

Mungesa e fitoreve të Partizanit në Ballsh –

Daja: Sigurisht kjo është një statistikë , ashtu sikurse edhe Bylis ka disa ndeshje pa arritur fitoren , fakt që e vështirëson akoma më shumë marrjen e tre pikëve në Ballsh. Statistikat janë për tu interpretuar , çdo ndeshje ka specifikën e vet, ne kemi ndryshuar, Bylis ka ndryshuar kështu që shpresoj që kjo statistikë të mos jetë edhe në ndeshjen e nesërme.

Do të ketë minuta për Ferhan Hasanin-   

Daja: Ne do ti marrim lojtarët që kemi afruar në janar , që të jenë pjesë e ekipit , për të qëndruar bashkë me ekipin për të fituar përshtatjen edhe me grupin. Për Hasanin nuk e dimë nëse do të jetë pjesë apo jo. Ai do të jetë i gatshëm dhe nëse do të na duhet do ta hedhim edhe në fushën e lojës.

Mungesat  e Asanit dhe Bitrit –

Daja: Kam diskutuar me ekipin , do ti tërhiqja vëmendjen të gjithë lojtarëve, panvarësisht se ne kemi edhe një rregullore të brendshme të klubit. Ne si staf nuk duam të shkojmë drejt gjobave për shkak të kartonave disiplinor . Ne duhet që këtë kontigjent që kemi me goxha cilësi, ta kemi të gatshëm në ndeshje dhe të minimizojmë kartonat disiplinor siç është rasti dhe mungesat e Bitrit dhe Asanit. Janë dy forca që nëse do ti kishim në ndeshjen e nesërme do të kishim akoma më shumë potencial për të shkuar drejt atij objektivi që kemi në Ballsh fitoren.

Loja dhe barazimi ndaj Vllaznisë –

Daja: Ai barazim do të thoja që na jep një garanci për vazhdimësinë , sepse aty ku ka lojë dhe me Vllazninë që kryeson me meritë kampionatin do të thotë që ne e kemi potencialin e duhur për të bërë gjithçka mirë, por nuk duhet për një apo dy ndeshje por duhet të jetë në vazhdimësi.

Nëse Vllaznia ndalet sot , shtohet presioni te Partizani-

Daja:  Nëse ne do të shikojmë  si del Vllaznia sot nuk do të bëjmë atë që duhet të bëjmë. Ne duhet të fokusohemi tek ndeshjet tona sepse si do që të dalin rivalët tanë, nëse ne nuk marrim maksimumin nga ndeshjet tona nuk është se do pretendojmë për objektivat madhor , objektiva që i shkojnë për shtat një ekipi shumë të titulluar në Shqipëri siç është Partizani.