Partizani arkivon 3 pikët e radhës ndaj Kastriotit dhe 3 javë nga përfundimi Kategorisë Superiore konsolidon gjithnjë e më shumë objektivin primar pjesmarrjen në Kupat e Euvropes .  Në stadiumin “Selman Stërmasi” të kuqtë triumfojnë më rezultatin 1 – 0 duke rregjistruar fitoren e 14 sezonale. Goli i sulmuesit kroat Mario Sacer në minutën e 48 vendos fatët e këtij 90 minutëshi, i cili u luajt nën një terren tepër të rënduar nga reshjet e dëndura të shiut. Pas ndeshjeve të kësaj jave skuadra pozicionohet në vendin e dytë të klasifikimit në kuotën e 50 pikëve së bashku me Kukësin . Javën e ardhshme e cila do të luhët të mërkurën Partizani udhëton drejt Laçit në një trasfertë tepër delikate.

 

 

Zyra për shtyp