Triumfi 1 – 0 ndaj Kukësit i ka mundësuar të kuqve të përforcojnë gjithnjë e më shumë arritjen e objektivit primar, pjesmarrjen në Kupat e Evropës. Në përballjen e Javës së 29 të Kategorisë Superiore skuadra e drejtuar nga traineri Marcio Sampaio i është rikthyer rezultateve pozitive duke ndërprerë atë të rivalëve kuksianë, të cilët detyrohen të pësojnë humbjen e 2 në këtë sezon ndaj kryeqytetasve. Një Eurogol i Migen Memellit në minutën e 30 do të vuloste edhe fatet e kësaj sfide më e rëndësishmja e javës së 29 –të e Kategorisë Superiore. Kur kanë mbetur edhe katër javë nga përfundimi i kampionatit Partizani mbetet në vendin e 3 të renditjes në kuotën e 47 pikëve dy më pak se Kukësi i vendit të dytë. Të kuqtë kanë shanse reale për të synuar edhe këtë pozicion . Java e 30  e sheh  skuadrën kryeqytetase të impenjuar  sërisht në kryeqytet ndaj Kastriotit .

 

Zyra për shtyp