KATEGORIA E DYTE /JAVA II

FK PARTIZANI B 2 – 1 KF SPARTAKU
Shënues. Balla 78, So Hyon 85′

Formacioni: Malaj, Hysenaj, Tahiraga, So Hyon, Bajo, Kote, Balla, Kodra, Beqiraj, Kaçuba, Daci
U aktivizuan: Xhunga, Kratellari, Gurra
Trajner. Genci Mahmutaj

Skuadra e dytë Partizani B, rregjistron suksesin e parë në këtë sezon 2 – 1 ndaj Spartakut. Në takimin e luajtur në kompleksin ” Tirana Internacional” të Pezës të kuqtë kanë përmbysur avantazhin e miqve falë golave të Ballës dhe So Hyon. Pas 2 javëve kampionat ekipi i drejtuar nga trajneri Genci Mahmutaj e shef veten në kuotën e katër pikëve.