FK PARTIZANI B 2 – 0 FC KLOSI
Shënues: Kodra 45′ Gjyleri 88′

Formacioni: Hida, Arbana, Bajo, Kaçullaj, Mërtiraj, Tahiraga, Statovci, Ferrati, Hysenaj, Kodra, Balla
Trajner. Genci Mahmutaj

Skuadra e dytë Partizani B rikthehet te fitoret në javën e 6-të të kampionatit të kategorisë së dytë. Në sfidën e luajtur sot në kompleksin “Internacional Tirana” në Pezë të kuqtë triumfuan ndaj Klosit 2 – 0 me gola të shënuar nga Kodra 45′ dhe Gjyleri 88′. Suksesi tretë në këtë sezon për të besuarit e trajnerit Genci Mahmutaj, të cilët e shohin veten në kuotën e 11 pikëve.