KATEGORIA E DYTË / JAVA 22
PARTIZANI B 2 – 0 LUZI 2008
Shënues. Hasa (11m) 20′, 39′

Formacioni: Xhika (kap), Çela, Bajo, Balla, Daci, Hasa, Tahiraga, Kodra, Zenelaku, Jatieh, Kardoso,
Trajner. Genci Mahmutaj

Skuadra e dytë Partizani B rikthehet tek fitoret. Në përballjen e luajtur sot në kompleksin ” Internacional Tirana” të kuqtë kanë triumfuar ndaj Luzit 2008 me rezultatin e pastër 2 – 0. Dygolëshi i realizuar nga Hasa i dhuroi të besuarve të trajnerit Genc Mahmutaj suksesin e 11 në kampionat. Pas 22 javësh tashmë Partizani B pozicionohet në vendin e dytë në kuotën e 39-të pikëve.