GRAMSHI 0 – 0 PARTIZANI B

Skuadra e dytë Partizani B rregjistroi sot një barazim pa gola përballë Gramshit. Takimi i vlefshëm për javën e 21 zhvilluar në Gramsh nuk ka dhuruar fitues, duke bërë që skuadrat të ndajnë nga një pikë. Ky ishte barazimi 6-të në kampionat për të besuarit e trajnerit Genc Mahmutaj që tashmë ngjiten në kuotën e 36-të pikëve, duke u konfirmuar një prej ekipeve pretendente në grupin A.