FC KLOSI 1 – 2 PARTIZANI B
Shënues: Daci 55′, Gjyleri 61′

Formacioni: Malaj, Kacoli, Arbana (kap), Bajo, Balla, Beqiraj, Hasa, Kaçubaj, Tahiraga, Pinari, Zenelag
Trajner. Genci Mahmutaj

Skuadra e dytë Partizani B rregjistroi sot një tjetër fitore të rëndësishme 2 – 1 përballë Klosit. Takimi i vlefshëm për javën e 19-të zhvilluar në Burrel, ka folur për të besuarit e trajnerit Genc Mahmutaj falë golave të realizuar nga Daci dhe Gjyleri. Suksesi 10-të në kampionat për të kuqtë që tashmë ndajnë vendin e parë së bashku me Luzin në kuotën e 35 pikëve.