KF ADA 1 – 3 PARTIZANI B
Shënues: Kacoli, Daci (dygolësh)

Skuadra e dytë Partizani B ka rregjistruar sot një fitore të rëndësishme në shifrat 3 – 1 në trasfertën e Velipojës ndaj vendasve të Adës. Të besuarit e trajnerit Genc Mahmutaj sigurojnë suksesin e 8-të në kampionat duke u pozicionuar momentalisht në vendin e dytë , në pritje të takimeve të tjera të javës së 16-të që do të luhen të dielën.