KATEGORIA DYTË / JAVA 9
PARTIZANI B 4 – 0 KF SPARTAKU
Shënues: Ekuban 30′, Kodra 40′ ,Balla 55′, Kita 58′

Formacioni: Xhameta, Pinari, Peqini, Dajçi, Janku, Balla, Hasa, Kodra, Llanaj, Bërdufi, Ekuban.
Trajner. Dritan Mehmeti

Skuadra e dytë Partizani B është rikthyer te fitoret. Në sfidën e luajtur sot ndaj Spartakut, e vlefshme për javën e 9-të të kampionatit të Kategorisë së Dytë, të kuqtë e drejtuar nga trajneri Dritan Mehmeti kanë triumfuar me rezultatin e pastër 4 – 0 me gola të Ekuban , Kodra, Balla dhe Kita. Ky ishte suksesi tretë për të kuqtë, të cilët tashmë ngjiten në kuotën e 10 pikëve. Javën e ardhshme Partizani B do të luajë ndaj FC Internacional Tirana.