KATEGORIA DYTË / JAVA 24
PARTIZANI B 4 – 0 VLLAZNIA B
Shënues: Bërdufi 13′, Zenelaku 58′, Gjeci 84′, Pinari 89′

Formacioni: Malaj, Arbana, Zenelaku, Peqini, Dajci, Allmeta, Palluqi, Balla, Veriu, Gjeci, Bërdufi
Trajner. Dritan Mehmeti

Partizani B vijon serinë e fitoreve. Në sfidën e luajtur sot ndaj Vllaznisë B, të kuqtë kanë rregjistruar një tjeter sukses në shifrat 4 – 0. Për të besuarit e trajnerit Dritan Mehmeti kjo është fitorja e 15-të sezonale. Të kuqtë tashmë ngjiten në kuotën e 48 pikëve në vendin e tretë të klasifikimit. Në javën e fundit Partizani B do të luaj në trasfertë ku përballë do të ketë Adën e Velipojës.