KATEGORIA DYTË / JAVA 23
PARTIZANI B 5 – 1 FC INTERNACIONAL TIRANA
Shënues: Balla 16′, Veriu 36′, 48′, Palluqi 69′, Delia 83 / Peti 90′

Formacioni: Malaj, Zenelaku, Peqini, Dajçi, Melani, Palluqi, Arbana, Gjeci, Balla, Veriu, Bërdufi
Trajner. Dritan Mehmeti

Partizani B rregjistroi sot një tjetër fitore të pastër 5 – 1 ndaj International Tirana. Përballja e vlefshme për javën e 23-të Kategorisë së Dytë është dominuar nga të kuqtë të cilët kanë shënuar me autorë Balla, Palluqi, Delia dhe një dygolësh i Veriut. Për të besuarit e trajnerit Dritan Mehmeti ky ishte suksesi 14 në këtë sezon. Të kuqtë tashmë ngjiten në kuotën e 45 pikëve duke konsoliduar pozitat në vendin e tretë të klasifikimit.