KATEGORIA DYTË / JAVA 21
PARTIZANI B 4 – 2 LUZI 2008
Shënues: Veriu 50′, Bërdufi (11m) 60′, Delia 74′, 78′ /Sejdini 62′, (11m) 79′

Formacioni: Malaj, Zenelaku, Peqini, Dajçi, Melani, Palluqi, Arbana, Gjeci, Balla, Veriu, Bërdufi
Trajner. Dritan Mehmeti

Partizani B rregjistron një tjetër sukses, teksa sot ka mposhtur me rezultatin 4 – 2 Luzi 2008. Përballja e vlefshme për javën e 21-të Kategorisë së Dytë ka folur për të kuqtë me golat e shënuar nga Veriu, Bërdufi dhe dygolësh i Deliut, të cilët i kanë dhuruar të besuarve të trajnerit Dritan Mehmetit suksesin e 12 në këtë sezon. Të kuqtë tashmë ngjiten në kuotën e 39 pikëve duke ruajtur vendin e tretë të klasifikimit. Në javën e 22-të e cila do të luhet të dielën, Partizani B do të përballet me ekipin e Spartakut.