KATEGORIA DYTË / JAVA 20
KF MIRDITA 1 – 6 PARTIZANI B
Shënues: Pjetri 52’/Bërdufi 15′,51′ Palluqi 20′, Gjeci 41′, Delia 67′, Balla 71′

Formacioni: Malaj, Peqini, Dajçi, Zenelaku, Melani, Arbana, Palluqi, Veriu, Gjeci, Balla, Bërdufi
Trajner. Dritan Mehmeti

Partizani B vijon serinë e fitoreve. Në javën e 20-të të kuqtë rregjistruan një tjetër sukses të thellë në shifrat 6 – 1 përballë Mirditës, takimi i luajtur në Qendrën sportive në Kamëz. Të besuarit e trajnerit Dritan Mehmeti koleksionojnë fitoren e 11 në kampionat dhe tashmë ngjiten në kuotën e 36 pikëve, duke konsoliduar pozitat në vendin e tretë të klasifikimit. Në javën e 21-të të Kategorisë së Dytë Partizani B do të presë Luzin 2008.