KATEGORIA DYTË / JAVA 19
PARTIZANI B 8 – 1 KF KLOSI
Shënues: Peqini 19′,60′ Balla 29′,54′, Bërdufi 56′,75′, Hasa 80′,Tashi 84′

Formacioni: Xhameta, Peqini, Dajci, Zenelaku, Melani, Arbana, Gjinaj, Palluqi, Gjeci, Balla, Bërdufi
Trajner. Dritan Mehmeti

Partizani B vijon serinë e rezultateve pozitive. Në javën e 19-të të kuqtë rregjistruan një fitore tenistike në shifrat 8 – 1 ndaj Klosit, në takimin e luajtur në kompleksin sportiv “International Tirana” në Pezë. Të besuarit e trajnerit Dritan Mehmeti tashmë arrijnë në kuotën e 33 pikëve, duke u renditur në vendin e tretë të klasifikimit. Në javën e 20-të të Kategorisë së Dytë Partizani B do të gjejë përballë ekipin e Mirditës.