VLLAZNIA B 2 – 3 PARTIZANI B
Shënues: Kola 18′, Dajçi(auto) 35’/Hasa 6′, Llanaj 36′, Bërdufi 56′

Formacioni: Xhameta, Peqini, Dajçi, Jaku, Pinari, Balla, Hasa, Hyseni, Kodra, Llanaj, Bërdufi
Trajner. Dritan Mehmeti

Partizani B ka siguruar sot suksesin e katërt radhazi në këtë sezon. Në trasfertën e luajtur në Shkodër, të besuarit e trajnerit Dritan Mehmeti kanë fituar me rezultatin 3 – 2 ndaj Vllaznisë B. Suksesi gjashtë në këtë sezon për të kuqtë, të cilët tashmë ngjiten në kuotën e 19 pikëve, duke u pozicionuar në vendin e pestë.