PARTIZANI B 3 – 1 ADA
Shënues: Bërdufi 73′,87′, Gjinaj 88′

Formacioni: Teqja, Kërçiku, Peqini, Dajçi, Llanaj, Hasa, Zenelaku, Allmeta, Veriu, Gjeci, Bërdufi.
Trajner. Dritan Mehmeti

Partizani B ka siguruar sot suksesin e pestë radhazi në këtë sezon. Në takimin e luajtur në kompleksin “International Tirana”, të besuarit e trajnerit Dritan Mehmeti kanë fituar me rezultatin 3 – 1 ndaj Adës. Tashmë të kuqtë rregjistrojnë 22 pikë, duke u pozicionuar në vendin e pestë të klasifikimit.