KATEGORIA DYTË / JAVA 11
PARTIZANI B 7 – 0 FK KAMZA
Shënues: Bërdufi 17′, 59′, Dajçi 30′, Hasa 41′ Gjeçi 58′, 81′,Zenelak 89′
Formacioni:Xhameta, Peqini, Dajçi, Janku, Pinari, Kodra, Llanaj, Kita, Balla, Hasa, Bërdufi
Trajner. Dritan Mehmeti

Partizani B ka siguruar suksesin e tretë radhazi në këtë sezon. Në sfidën e luajtur në kompleksin sportiv “Internacional Tirana” në Pezë, të besuarit e trajnerit Dritan Mehmeti kanë fituar me rezultatin e thellë 7 – 0 ndaj Kamzës. Fitorja e pestë në kampionat për të kuqtë, të cilët tashmë ngjiten në kuotën e 16 pikëve, duke u renditur në vendin e pestë. Javën e ardhshme Partizani B do të jetë i impenjuar në Shkodër ndaj Vllaznisë B.