KATEGORIA DYTË / JAVA 10
FC INTERNACIONAL TIRANA 0 – 3 FK PARTIZANI B
Shënues: Bërdufi 38′, (11m) 71′, Llanaj 65′

Formacioni: Xhameta, Janku, Dajçi, Peqini, Pinari, Balla, Hasa, Kodra, Hyseni, Llanaj, Bërdufi.
Trajner. Dritan Mehmeti

Skuadra e dytë Partizani B rregjistroi sot një tjetër sukses në këtë sezon. Në sfidën e luajtur në kompleksin sportiv “Internacional Tirana” në Pezë ndaj ekipit të Internacional, e vlefshme për javën e 10-të të kampionatit të Kategorisë së dytë, të kuqtë e drejtuar nga trajneri Dritan Mehmeti kanë fituar me rezultatin e pastër 3 – 0 me dy gola të Bërdufit dhe Llanaj. Ky ishte suksesi katërt për të kuqtë, të cilët tashmë ngjiten në kuotën e 13 pikëve duke u renditur përkohësisht në vendin e shtatë. Javën e ardhshme Partizani B do të luajë ndaj FK Kamza.