KATEGORIA DYTË / FAZA “PLAY OFF”
PARTIZANI B 4 – 0 SOPOTI
Shënues: Peqini 10′, Bërdufi 21, Cara 22′,66′

Formacioni: Teqja, Zenelaku, Zeqini, Bitri, Melani, Arbana, Palluqi, Gjeci, Llanaj, Cara, Bërdufi.
Trajner. Dritan Mehmeti

Partizani B i impenjuar tashmë në fazën “Play Off” ka siguruar kualifikimin për më tej. Në takimin e luajtur sot në kompleksin sportiv “International Tirana” në Pezë , të kuqtë kanë mposhtur Sopotin me rezultatin e pastër 4 – 0 me gola të Peqinit, Bërdufit dhe dygolësh i Carës. Në përballjen e radhës të fazës “Play Off” të besuarit e Dritan Mehmetit do të gjejnë tashmë përballë Gramshin ndeshje e cila do të luhet ditën e enjte datë 30 Korrik.