Skuadra ka rifilluar sot përgatitjet pas disa ditëve pushim të akorduar nga stafi. Në Qendrën stërvitore të ekipeve kombëtare në Kamëz, grupi i lojtarëve prezent janë vënë nën urdhrat e trajnerit Franko Lerda duke zhvilluar edhe seancën e parë stërvitore në program në orën 18:30. Përgatitjet e sotme kanë qenë të karakterit tekniko taktik dhe grupi ka punuar i ndarë në dy grupe. Gjithashtu trajneri Lerda ka zhvilluar edhe një minindeshje me grupin. Të mërkurën seanca e radhës do të kryhet paradite në orën 10:30.