Me seancën zhvilluar sot paradite, skuadra i ka dhënë fund përgatitjeve në tokën turke. Përgjatë akomodimit 12 ditor në Antalia, kampionët në fuqi kanë punuar me një program të ngjeshur stërvitor me ngarkesa të larta fizike. Gjithashtu gjatë kësaj mini faze përgatitore të kuqtë zhvilluan edhe dy ndeshje miqësore ndaj Trabzonspor dhe Budapest Honved.
Në mbrëmje skuadra kthehet në kryeqytet , për të vijuar tashmë seancat stërvitore në kompleksin sportiv “Tirana Internacional” në prag të takimit ndaj Skënderbeut, i vlefshëm për javën e 18 të Kategorisë Superiore, në program në datën 21 janar në Korçë.