Klubi i Futbollit Partizani zyrtarizon zgjatjen e bashkëpunimit me Jurgen Bardhin. Drejtuesit kanë rinovuar kontratën me sulmuesin 21 vjeçar i cili do të jetë pjesë e 16 –të herë kampionëve të vendit deri në vitin 2021.
Bardhi pjesë e klubit që nga ekipet zinxhir të Akademisë, gëzon besimin e plotë të drejtuesve, falë performancave pozitive që ka dhuruar me fanelën e kuqe, duke u konsideruar një prej lojtarëve më të spikatur të kampionatit tonë.
#PërjetMeTyPartizan🔴