SULMUESI I KUQ RIKTHEHET NE PERBERJE TE SELEKSIONIT KUQEZI PER SFIDEN NDAJ ISLANDES

Jurgen Bardhi i është bashkuar sot ekipit përfaqësues U 21 në Elbasan, qytet ku kuqezinjtë janë grumbulluar për takimin eleminator ndaj Islandës në program në 10 Tetor. Sulmuesi i talentuar i të kuqve është thirrur nga trajneri Alban Bushi, pas dëmtimit të Fiorin Durmishaj, i cili nuk do të jetë në dispozicion të kuqezinjve për këtë përballje. Bardhi rikthehet në grupin e përfaqësueses U 21 , pjesë e së cilës ka qenë edhe përgjatë edicionit të kaluar kur skuadra drejtohej nga trajneri Redi Jupi.

Klubi i uron Jurgen Bardhit një prezantim sa më pozitiv me fanelën kuqezi.