Historia e skuadrës së futbollit “Partizani” e ka fillimin fill pas Çlirimit të vendit. Bazë për krijimin e saj ishin të rinjtë partizanë të divizioneve, të brigadave të Ushtrisë Nacionalçlirimtare. Në vitet e para shkolla “Skenderbej” dhe “Shkolla e Bashkuar e Oficerave” si dhe futbollistë të skuadrave të tjera do të ishin furnizuesit kryesor të saj. Në kampionatin e parë të kategorisë së parë të pasluftës, në vitin 1945 do të merrnin pjesë dy divizione të ushtrisë njëra në qendër në Shkodër “Ylli” dhe tjetra me qendër në Korçë “Liria”. Këto dy skuadra ushtarake do të merrnin pjesë vetëm në kampionatin e parë, pasi në vitin 1946 dy skuadrat e mësipërme me futbollistët më të mirë krijuan bërthamën e ekipit kryesor të skuadrës ushtarake, e cila mori emrin “Ushtria” . Më 13 janar 1946 ekipi zhvilloi takimin e parë miqësor ndaj kampiones së vendit të vitit 1945 “Vllaznia”. Ndeshja u zhvillua në Tiranë. Në një shi të dendur dhe që u mbyll me rezultatin 0-0. Skuadra ushtarake dallohej nga inicialet e gërmave që ishin vendosur në gjoksin e secilit futbollist. Formacioni i parë historik i saj në këtë takim ishte: Bonati, Luga, Tepelia, Demneri, Fagu, Rexhepi, L.Hoxha, Teliti, Kavaja, Bakalli, Bylyku. Ndërsa në 7 prill 1946 skuadra e cila kishte luajtur nën emrin “Ushtria” , në këtë takim kundër “17 Nentorit” të Tiranës, për herë të parë në bluzat e tyre ishte shkruajtur “Partizani”. Takimin e fitoi ekipi i “Partizanit” me rezultatin 2-0. Shënuesit ishin futbollistet: O.Pengili dhe Q.Teliti .


Partizani 1963 – Hanoi (3)Formacioni që luajti për fanellat e kuqe: Çobani, Tepeli, Dibra, Fagu, Kavaja, Pengili, Hoxha, Sakiqi, Bylyku, Demneri. Në kampionatin kombëtar të kategorisë së parë të vitit 1946, skuadra ushtarake “Partizani” nuk ishte pjesëmarrëse. Por për të mos qëndruar pasive, skuadra ndërmorri një turne të gjatë në shumë qytete të Shqipërisë për konsolidimin e ekipit por dhe për të parë futbollistë cilësore të këtyre qyteteve. Zhvilloi 9 ndeshje miqësore, duke shënuar 26 gola e pësuar 9. Shënuesi më i mire ishte Qamil Teliti me 11 gola. Viti 1947, për herë të parë në historinë e saj merr pjese në kampionatin kombëtar të vendit dhe për herë të parë shpallet kampion kombëtar, titull që do ta mbronte dhe në kampionatet e viteve 1948 dhe1949. Partizani fitoi dhe 2 kupa të Shqipërisë në vitet 1948 dhe 1949. Skuadrën e ka drejtuar traineri i shquar, Sllave Llambi që gjithashtu qe dhe futbollist i skuadrës. Historia e skuadrës së futbollit “Partizani” gjatë periudhës 73 vjeçare ka qenë vazhdimisht në rritje në fitimin e 16 titujve kampion kombetar, të 15 kupave të Shqipërisë, 2 Superkupa, e të shumë takimeve ndërkombëtare, por për të theksuar është fitimi i 2 medaljeve të argjendit në Laipcig dhe Hanoi ndaj skuadrave më në zë të Europes Lindore. Skuadra e Partizanit me futbollistët cilësore ka përbërë bazën e skuadrës kombëtare. Në 68 vjet me skuadrën, kanë dhënë kontributin e shquar qindra futbolliste. Skuadra e Partizanit për shumë vite jo vetem ka fituar tituj kampion dhe Kupa të Shqipërisë, por ajo i ka paraprirë futbollit shqiptar. Janë shumë mjeshtra të merituar dhe dhjetra mjeshtra sporti që kanë dalë nga rradhët e skuadrës së Partizanit. Shume nga ish futbollistet e Partizanit kane veshur fanellat e ekipeve të huaja si në Itali, Gjermani, Rumani, Greqi, Turqi, Zvicer etj.
Përveçse ka qenë gjithmonë njëra nga skuadrat kryesore në Shqipëri, Partizani ka qenë dhe një nga skuadrat më të suksesshme edhe në arenën ndërkombëtare duke arritur disa rezultate historike dhe më kryesisht duke ngritur të vetmin trofe ndërkombetar në historinë e skuadrave shqiptare, Kupën e Ballkanit. Përsa i përket disa nga rezultateve të arritura mund të përmenden disa.

Historia
Në Kupen e Kampioneve Partizani – Austria Viena 1-0 në 1981, Partizani – Celtic 1-0 në 1979 dhe Partizani – FC Koln 0-0 në 1964. Në Kupën Intertoto kualifikimi për në raundin e dytë në 2003 pas një fitore ndaj Maccabi Netanya 2-0 në Tiranë. Në Kupën e Kupave Partizani – Feyenoord 0-0 në 1991, Partizani – Malmo 0-0 në 1980, Partizani – Atvidabergs 2-0 në 1970 si dhe Partizani – Torino 1-0 në 1968. Por më kryesorja ka qene fitorja e Kupës Ballkanike në vitin 1970 ndaj Beroe Stara Zagora.

Pas rënies së komunizmit në Shqipëri, Partizani ka pasur sukses në Kupën e Shqiperisë duke e fituar Trofeun 4 herë në 1991, 1993, 1997 dhe 2004, ndërsa në vitin 2019 u shpall për herë të 16 kampion i Shqipërisë.

Nga viti 1998, Partizani drejtohej nga presidenti Albert Xhani nën drejtimin e të cilit provoi edhe kategoritë inferiore gjë të cilën askush se kishte menduar, as imagjinuar dikur. Por ja që realisht ka ndodhur. Madje dy herë që Partizani i madh provoji të luaj në ligën më inferiore (kategoria e dytë). Edhe në këtë “garim” sigurisht krejt të pazakontë, nuk ka qenë ndoshta dhe aq e lehtë ngjitja, edhe pse është arritur që gjithçka të zgjidhet nga skuadra, falë autoritetit të madh të saj, që të mos zgjasë përvoja e “hidhur” më tepër se një sezon. “Dërmimi” nga duelet me ekipe krejt modeste ka patur pjesën e vet. Por megjithatë edhe këtu “krenaria” e Partizanit ka një tjetër “tematikë”. Shndrrimin në festa të bukura sportive nëpër qytete e vogla ndeshjeve që ka zhvilluar Partizani, të cilat natyrisht ngelen si “relike” për ekipet e rretheve të ndryshme. Megjithate ne 8 vjet ne krye te Partizanit, Albert Xhani ka arritur të fitojë vetëm një Kupë të Shqipërisë dhe një Superkupë. Nën drejtimin e Albert Xhanit, u krijua Akademia Partizani, e parë e këtij lloji në Shqipëri. Që prej krijimit, kjo skuader ka nxjerre lojtarë të shumtë për skuadrën e parë dhe disa prej tyre kanë arritur dhe të luajnë me skuadra europiane. Nga sezoni 2011 – 2014 Partizani ndryshon disa herë drejtimin e presidencës ku pasuesit e Albert Xhanit do të ishin në rolin e aksionerëve Paro Laçi e më pas Lulëzim Sallaku.
Nga sezoni 2013 – 2014 që përkon edhe me rikthimin e ekipit legjendar në elitën e futbollit shqiptar nën drejtimin e Partizanit është biznesmeni i njohur Gazment Demi i cili është ligjërisht presidenti i Klubit. Në drejtimin e Presidentit Demi klubi rikthehet në majën e futbollit shqiptar, pasi në sezonin 2018 -2019 fiton titullin e 16 Kampion të Shqipërisë pas 26 vitesh. Njëkohësisht të kuqtë janë edhe fitues të Superkupës së Shqipërisë edicioni 2019 ,trofe të cilin e siguruan në finalen përballë Kukësit në shifrat 4 – 2 pas 120’ minutash lojë. Nga sezoni 2014 -2015 Partizani merr pjesë rregullisht në aktivitetet ndërkombëtare, Europa League dhe Champions League duke u përballur me ekipet e Stromgodset (Norvegji), Slovan Bratislava (Sllovaki), Ferencvaros (Hungari), Salsburg (Austri), Krasnodar (Rusi), Botev Plovdiv (Bullgari), Maribor (Slloveni). Për tu përmendur suksesi i arritur në sezonin 2016 – 2017. Në turin e dytë eleminator të Champions League Partizani siguron kualifikimin në Budapest përballë kampiones së Hungarisë Ferencvaros. Një kualifikim historik i cili do të përcaktohej pas gjuatjeve të 11 metërshave ,ku të kuqtë falë pritjeve fantastike të kapitenit Alban Hoxha do të shijonin kualifikimin madhështor në kompeticionin më të rëndësishëm evropian. Gjithashtu nën presidencën Demi rezultate fantastike rregjistron edhe ekipi i të rinjve Partizani U 19, i cili është shpallur kampion i Shqipërisë në sezonin 2014 – 2015 dhe është 2 herë fitues i Kupës së Shqipërisë të kësaj moshe në 2016 dhe 2017.

Trophies

16 times  (1947, 1948, 1949, 1954, 1957, 1958, 1959, 1961, 1963, 1964, 1971, 1979, 1981, 1987, 1993, 2019).

11 times  – (1948, 1949, 1957, 1958, 1961, 1964, 1966, 1968, 1970, 1973, 1980, 1991, 1993, 1997, 2004)

3 times (domestic record) – 1993 ,2004, 2019

  • Balkans Cup

1 time  1970