Ndeshjen me Kukësin e kemi vlerësuar maksimalisht. Humbja në Durrës na ka ulur me këmbë në tokë, pasi kishim nëntë ndeshje pa humbje. Këtë javë jemi përgatitur në mënyrën e duhur dhe mezi e presim përballjen e së dielës me Kukësin.Nuk na interesojnë objektivat e kundërshtarit,na interesojnë objektivat tona. Prandaj do të hyjmë në fushë vetëm për fitore. Trepikëshi i shërben objektivit që ka Partizani, ne synojmë Europën dhe ky objektiv sigurohet duke u renditur në tre vendet e para.Humbja për ne është e pafalshme, kështu që duhet të fitojmë. Personalisht as për barazim nuk firmos në këtë takim, kështu që të gjithë bashkë do të kërkojmë trepikëshin të dielën.

 

Zyra për Shtyp