EUROPA LEAGUE
FK PARTIZANI – FC SHERIFF TIRASPOL
Ekipi i rikthehet përgatitjeve

Skuadra nis përgatitjet për ballafaqimin e radhës ndaj Sheriff Tiraspol përballje e vlefshme për turin e dytë të kompeticionit të Europa League. Seanca e sotme është zhvilluar paradite në orën 10:30 në ambjentet e stadiumit “Kamza”. Trajneri Lerda dhe stafi kanë testuar gjendjen e grupit ku prezent kanë qenë të gjithë lojtarët, duke vijuar më pas me programin stërvitor të ditës. Seanca e radhës do të zhvillohet të dielën në orën 10:30.