FINALJA SUPERKUPËS
KONFERENCA PËR SHTYP E TRAJNERIT FRANKO LERDA NË PRAG TË TAKIMIT NDAJ KUKËSIT

Lerda: Ne jemi gati për ta nisur mirë këtë sezon, kemi dëshirën të bëjmë tonin këtë trofe për ta nisur mirë sezonin. Skuadra po punon shumë mirë, ende nuk kemi të gjithë efektivët në kushtet optimale se kemi pasur përgatitje me emra që janë afruar më vonë. Por po punojmë që të gjithë të jenë sa më gati edhe në aspektin fizik, edhe atë teknik.

Penalltitë?

Lerda: Ne jemi përgatitur se e parashikon rregulloja, ndaj kemi përgatitur në stërvitje edhe pjesën e penalltive.

Deklarata e Duros për Partizanin me futboll mbrojtës..

Lerda: Nuk mund të përgjigjem ndaj trajnerit të Kukësit pasi nuk e njoh. Ne e kemi përgatitur me idenë tonë preçize të futbollit. Pastaj do të jetë fusha ajo që do ta japë gjykimin përfundimtar.

Largimi i Mensah?

Lerda: Për këtë çështje duhet të pyetni klubin, për këto gjëra është klubi që merret, unë përgjigjem për fushën e lojës.

Merkato?

Kam ardhur në një vend të huaj, në një kampionat që nuk njoh, me një skuadër që ka fituar titullin, me drejtues që kanë ndërtuar një ekip që funksionon se ndryshe nuk do të fitonte. Nga trajnerët jam si natyre prej atyre që i besojnë klubit, ka edhe trajnerë-menaxherë, por unë i besoj kësaj skeme.

Loje dinjitoze apo trofeun..

Lerda: Do ti dëshiroja të dyja.

Kush e vendosi largimin e Sakones?

Lerda: Për këtë çështje duhet të pyetni klubin,