PARTIZANI B 3 – 1 GRAMSHI
Shënues: Bërdufi (11m) 65′, Cara 75′ ,Gjeci (11m) 85′ / Duda 90′

Formacioni: Teqja, Zenelaku, Peqini, Bitri, Arbana, Palluqi, Melani, Bardhi, Llanaj, Cara, Bërdufi.
U aktivizuan. Gjeci, Delia, Hasa, Gjinaj, Allmeta
Trajner. Dritan Mehmeti

Partizani B ka siguruar kualifikimin në takimin tjetër “Play Off” ndaj Gramshit. Në përballjen e luajtur sot në stadiumin “Niko Dovana” në Durrës, të kuqtë kanë mposhtur Gramshin me rezultatin e pastër 3 – 1 me gola të Bërdufit, Carës dhe Gjecit. Të besuarit e Dritan Mehmetit tashmë do të kenë përballë Devollin kundërshtar ndaj të cilit do të synojnë pjesëmarrjen në Kategorinë e Parë.