Klubi i futbollit Partizani falenderon publikisht Bruno Telushin për kontributin e dhënë me fanelën e kuqe. Mesfushori 29 vjeçar ishte një prej shtyllave të ekipit dhe protagonist, sidomos përgjatë sezonit 2018 -2019, ku edhe me meritë u shpall Kampion i Shqipërisë me Partizanin. Falë kontributit, punës dhe përkushtimit në arritjen e trofeut të kampionit ai fitoi respektin e stafit, drejtuesve dhe tifozëve të shumtë në mbarë vendin, të cilët do ti jenë gjithmonë mirënjohës “Ushtar” Telushit. Partizani duke falënderuar dhe një herë Bruno Telushin për emocionet dhe performancën që dhuroi si pjesë e 16-të herë kampionëve të Shqipërisë, i uron njëkohësisht shumë fat në jetë dhe në karrierën e tij sportive.
#FaleminderitBrunoTelushi#17