Skuadra zhvilloi sot seancën e radhës përgatitore në kuadër të takimit të kthimit ndaj Sheriff Tiraspol. Nën drejtimin e trajnerit Franko Lerda dhe stafit seanca e sotme është mbajtur në ambjentet e Qendrës Stërvitore të ekipeve kombëtare në Kamëz në orën 18:30. Me skuadrën është stërvitur normalisht edhe Jurgen Bardhi, i cili tashmë do të jetë në dispozicion të skuadrës për sfidën në Moldavi. Përgatitjet do të vijojnë të hënën me seancën e radhës në orën 18:30