SHOQATA “SPORTI NA BASHKON” KA VLERESUAR MESFUSHORIN E PARTIZANIT

Esat Mala është fitues i Çmimit “Talenti Sezonit 2018-2019” falë anketës tradicionale organizuar nga shoqata ”Sporti na Bashkon”, në edicionin e 11 të saj.

Mesfushori i talentuar i kampionëve në fuqi dhe kombëtares U-21 të Shqipërisë, falë votimeve të një jurie të përbërë nga trajnerë dhe gazetarë sportiv, arriti të shpallet fitues i këtij çmimi prestigjioz duke grumbulluar numrin më të madh të pikëve.

Ceremonia e rastit është organizuar në ambientet e klubit të futbollit Partizani. Çmimi Esat Malas i është dorëzuar nga drejtori ekzekutiv i shoqatës “Sporti na Bashkon” Gëzim Nushi.

#UrimeKampion