Skuadra ka zhvilluar sot dy seancat e radhës stërvitore. Paradite grupi ka punuar në palestër , ndërsa pasdite ekipi ka zbritur në ambjentet stërvitore të kompleksit sportiv “Internacional Tirana” në Pezë. Trajneri Lerda vijon të mos e ketë grupin e plotë si pasojë e mungesave të kapitenit A.Hoxha, L.Trashi, E.Mala, L.Malaj dhe B.Braun, të cilët janë të impenjuar me ekipet përfaqësuese respektive. Me ekipin janë bashkuar edhe sulmuesit Solomon Ekuban dhe mbrojtësi Hakaj të cilët ka lënë pas dëmtimet dhe po stërviten normalisht me skuadrën. Përgatitjet do të vijojnë të shtunën me seancën e radhës në “Internacional Tirana” në orën 16:00.